Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti Bush ka emëruar Karen Hughes, një nga bashkëpunëtorët e tij me të besuar, si nënsekretare shteti për diplomaci publike.
Hughes në ceremoninë e rastit tha se Amerika duhet të bëjë më shumë për të ndarë vlerat që ajo beson me pjesën tjetër të botës.
"Unë besoj se nuk ka sfidë më urgjente për sigurinë kombëtare amerikane dhe për një të ardhme më paqësore për fëmijët e botës se sa të nxisim respekt, mirëkuptim, ndjesinë e interesit të përbashkët dhe vlerave të përbashkëta mes Amerikës dhe popujve në vende, kultura e besime të ndryshme", tha Hughes.
Detyra e Hughes qëndron në përmirësimin e imazhit të Shteteve të Bashkuara në botë. Hughes ka qenë gazetare televizioni dhe gjatë presidencës së parë të Bushit një nga dy ndihmësit e tij kryesorë.
XS
SM
MD
LG