Ndërlidhjet

KJEV


Presidenti i Ukrainës dhe kryeministri i emëruar po zhvillojnë bisedime për hartimin e kabinetit të ri qeveritar në mënyrë që të tejkalohet kriza politike e krijuar pas shkarkimit të djeshëm të qeverisë Timoshenko nga presidenti ukrainas.
Kryeministri i sapo emëruar, Juri Jekhanurov, ka theksuar se ruajtja e stabilitetit do jetë përparësia e tij kryesore. Nga ana tjetër kryeministrja e shkarkuar Julia Timoshenko ka fajësuar qarqe pranë presidentit Jushçenko si përgjegjëse për shkarkimin e kabinetit që ajo drejtonte.
XS
SM
MD
LG