Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një pjesëtar I Shërbimit Policor të Kosovës është plagosur mbrëmë vonë me armë zjarri nga persona deri më tash të panjohur, në magjistralen Ferizaj – Shtërpcë, ka njoftuar policia e UNMIK_ut.
Incidenti sipas policië ka ndodhur kur vetura e pjesëtarit të SHPK-së, po patrullonte dhe ishte rreth 400 metra larg përmendores së luftëtarëve të UÇK-së e cila u shkatërrua nga persona të panjohur një ditë më parë. Komisioneri i policisë Kai Vitrup dhe koloneli i SHPK-së Sheremet Ahmeti, kanë dënuar fuqishëm këtë incident.
"Të shtënat e mbrëmshme janë incidenti i dytë brenda dy ditëve në këtë zonë. Nuk mund të themi nëse këto incidente janë të ndërlidhura ose të inspiruara nga njëra-tjetra, por ne po riforcojmë masat e sigurisë për të ruajtur një gjendje stabile për popullin e Kosovës. Ne e konsiderojmë sulmin ndaj pjesëtari ttë SHPK-së si krim serioz", ka thënë në një deklaratë Kai Vitrup.
Policia njofton se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
XS
SM
MD
LG