Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Një pjesëtar I Shërbimit Policor të Kosovës është plagosur mbrëmë vonë me armë zjarri nga persona deri më tash të panjohur, në magjistralen Ferizaj – Shtërpcë, ka njoftuar policia e UNMIK_ut. Incidenti sipas policisë, ka ndodhur kur vetura e pjesëtarit të SHPK-së, po patrullonte dhe ishte rreth 400 metra larg përmendores së luftëtarëve të UÇK-së e cila u shkatërrua nga persona të panjohur një ditë më parë. Komisioneri i policisë Kai Vitrup dhe koloneli i SHPK-së Sheremet Ahmeti, kanë dënuar fuqishëm këtë incident.
"Të shtënat e mbrëmshme janë incidenti i dytë brenda dy ditëve në këtë zonë. Nuk mund të themi nëse këto incidente janë të ndërlidhura ose të inspiruara nga njëra-tjetra. Ne e konsiderojmë sulmin ndaj pjesëtari ttë SHPK-së si krim serioz", ka thënë në një deklaratë Kai Vitrup.
Sulmi eshte denuar edhe nga kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi, i cili permes nje deklarate ka thene sulmi me armë zjarri mbi pjesëtarët e këtij shërbimi është porosi e dëmshme, të cilën qeveria dhe populli i Kosovës e cilëson të dënueshme dhe të papranueshme.
Kryeministri e ka dënuar edhe rrënimin e memorialit të pjesëtarëve të UCK-së në fshatin Brod.
XS
SM
MD
LG