Ndërlidhjet

NEW ORLEANS


Policia në Nju Orleans ka fokusuar vëmendjen në largimin e trupave të vdekur nga uragani Katrina i javës së kaluar. Deri tani dihet për 300 të vdekur në Luizianë, Misisipi dhe Alabamë.
Kjo shifër pritet të rritet, por kërkimet e para tregojnë se shifra finale nuk do të jetë mijëra sic supozohej në fillim.
Një prioritet tjetër është dekontaminimi, dhe sipas John Hettchen, specialist i materialeve të rrezikshme kjo paraqet detyrë të rëndësishme:
"Qëllimi i operacionit është që të dekontaminojmë sa më shumë njerëz që të mundemi", tha Hettchen.
Inxhinierët e Armatës amerikane thanë se presin që ta largojnë ujin nga Nju Orleansi para fundit të tetorit.
XS
SM
MD
LG