Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot se ka arrestuar Leonard Kokën, vëllanë e prefektit socialist të Durrësit, nën akuzat për kontrabandim të cigareve në vlerë prej 4 milionë eurosh.
Prefekti i Durrësit Lefter Koka, ka hedhur poshtë akuzat që rëndojnë mbi të vëllanë, duke thënë se arrestimi është bërë me motive politike. Mediat e Shqipërisë thonë se Leonard Koka ishte njeri i besueshëm i kryeministrit në largim, Fatos Nano.
XS
SM
MD
LG