Ndërlidhjet

NJU ORLEANS


Punëtorët e njësive emergjente sot po i tubojmë trupat e pajetë në qytetin e Nju Orleansit, duke shpresuar se numri i të vdekurve nga uragani Katrina do të jetë më i vogël se sa që mendohej fillimisht. Shefi i policisë, Eddie Compass tha se pjesëtarët e njësive të tij po e rimarrin kontrollin në qytet, pasi ishte raportuar për vjedhje të përmasave të gjëra dhe për krime të dhunshme. Në këtë aspekt, ai tha se më se 200 persona janë arrestuar gjatë këtyre ditëve. Në fjalimin e tij të sotëm javor në radio, presidenti amerikan, George Bush e përsëriti mbështetjen e tij për viktimat e uraganti Katrina.
Me këtë rast, zoti Bush tha:
- Qytetarët e Bregdetit të Gjirit mund të llogarisin në amerikanët në këtë kohë të vështirë, prandaj qeveria qëndron së bashku me ta, poashtu.
Njësitet e xhenios së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara thonë se presin që uji që vërshoi do të thithet dhe hedhet jashtë qytetit, para fundit të muajit tetor.
XS
SM
MD
LG