Ndërlidhjet

KIJEV


Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko i ka thënë presidentit amerikan, George Bush se Ukraina, përkundër krizës aktuale, mbetet në kursin perëndimor. Në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, zoti Jushçenko ka thënë se ndërrimet aktuale politike nuk do ta ndryshojnë partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara. Dje presidenti ukrainas, e shkarkoi qeverinë e kryeminsitres Julia Timoshenko me qëllim që ta ndalë thellimin e një skandali për korrupsion. Zonja Timoshenko, që thuhet se është mjaft e popullarizuar në Ukrainë, tha se do ta udhëheq një forcë rivale politike në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG