Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Raportohet se në qytetin veri-perëndimor të Irakut, Tal Afar trupat irakiane dhe ato amerikane janë të angazhuara në një ofensivë që ka për qëllim largimin e kryengritësve nga qyteti. Ministri i mbrojtjes i Irakut, Sadoun Dulaimi tha sot se afro 150 kryengritës janë vrarë. Ai poashtu informoi se janë vrarë edhe 5 ushtarë irakianë. Të dhënat e paraqitura nga zoti Dulaimi nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se Tal Afari, që është afër kufirit me Sirinë, ishte pika kryesore për depërtimin e luftëtarëve të jashtëm në Irak.
XS
SM
MD
LG