Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e mbrojtjes e Afganistanit ka kumtuar se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë vrarë së paku 30 militantë të dyshuar dhe kanë arrestuar 60 të tjerë. Një zëdhënës i kësaj ministrie tha se luftimet ishin zhvilluar në provincën jugore, Helmand të Afganistanit. Ai tha se janë zënë edhe sasi e konsiderueshme e armatimit dhe e municionit. Provinca Helmand është vend ku kanë ndodhur sulme të shpeshta nga ana e militantëve të regjimit të përmbysur të talibanëve.
XS
SM
MD
LG