Ndërlidhjet

BEOGRAD


I dërguari special i Kofi Annanit për vlerësimin e përmbushjes së standardeve Kai Eide, ka deklaruar se në Kosovë dëshiron të shohë përparim në jetën e njerëzve.
"Nëse nuk e sheh jetën jashtë Prishtinës, atëherë nuk e njeh Kosovën dhe nuk e di se për cka po flet. Jashtë Prishtinës është një pamje tjetër. Atje shihet se si jetojnë njerëzit. Aty shihet se si komunitetet tjera jetojnë nën presion dhe këtë duhet ta ndryshojmë", ka thënë Eide në një intervistë për mediat serbe.
Eide ka thënë se do të japë rekomandimet e tij rreth gjendjes në Kosovë, por vendimin përfundimtar për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës e merr Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Kofi Anan dhe Grupi i Kontaktit.
XS
SM
MD
LG