Ndërlidhjet

KISUFIM


Ushtarët e fundit izraelitë janë tërhequr nga Rripi i Gazës, pas prishjes së të gjitha vendbanimeve hebreje në këtë territor.
Derisa trupat izraelite largoheshin një numër palestinezësh hynë në zonat ku dikur ishin kolonët hebrejë dhe filluan festimet si dhe ngritën flamurin palestinez. Policia nuk ndërhyri derisa një numri sinagogash iu vu zjarri nga njerëzit. Kreu i autoritetit palestinez Mahmud Abas e ka cilësuar këtë ditë si ditë gëzimi.
"Kjo është ditë e lumturisë dhe e gëzimit që popullit palestinez i ka munguar për një shekull", tha Abas.
XS
SM
MD
LG