Ndërlidhjet

PRISHTINË


Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar interpelancë për kryeministrin e Kosovës Bajram Kosumi, lidhur me, siç thuhet, skandalet financiare të tij. Në komunikatën për shtyp thuhet se shkak i kërkesës është mosgatishmëria e kryeministrit që të vihet në mbrojtje të ligjeve mbi financat publike dhe ligjit antikorrupsion. PDK-ja kërkon kryeministri të japë përgjigje për çështjen e kthimit të tij nga Turqia me aeroplan privat.
Ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka mbështetur fuqishëm kryeministrin Kosumi, i cili vjen nga radhët e saj. Në takimin e sotëm, kryesia e AAK-së ka thënë se prioritet i kësaj partie dhe i qeverisë është përqëndrimi në procesin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Në komunikatën e lëshuar pas takimit, kryesia e AAK-së sulmet ndaj kryeministrit i konsideron të pabaza, të mbështetura në spekulime dhe në insinuata.
XS
SM
MD
LG