Ndërlidhjet

logo-print

NEW ORLEANS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush i ka hedhur poshtë akuzat se qeveria ishte e ngadaltë në reagimet ndaj uraganit Katrina për arsye se shumica e viktimave ishin zezakë.
"Stuhia nuk i diskriminoi përpjekjet e rindërtimit. Kur helikopterët e Rojes Bregdetare i tërhiqnin njerëzit nga pullazet e shtëpive, ata nuk e kontrollonin ngjyrën e lëkurës. Ata deshin të shpëtojnë jetëra. Unë i siguroj këta njerëz se rimëkëmbja do të jetë gjithëpërfshirëse", tha presidenti Bush, duke mohuar se ndihma erdhi vonë për shkak se ushtria ishte e angazhuar në Irak.
Bush tha se Kongresi duhet të shqyrtojë nëse autoritetet federale kanë mundur të bëjnë më shumë në zonat e katastrofës pa kërkesë paraprake nga shtetet përkatëse.
Presidenti i bëri këto vërejtje pasi i vizitoi disa zona të përmbytura në New Orleans.
Ndërkohë, bilanci zyrtar nga uragani ka tejkaluar 400 të vdekur.
XS
SM
MD
LG