Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Forcat amerikane dhe irakiane edhe sot i vazhduan operacionet kundër kryengritësve në Tal Afar, afër kufirit me Sirinë.
Zyrtari i ministrisë së mbrojtjes Abdelaziz Jasim tha se 157 kryengritës janë vrarë dhe rreth 300 janë arrestuar prej fillimit të operacioneve të shtunën.
Po sot, ambasadori amerikan në Irak Zalmay Khalilzad e paralajmëroi Sirinë të mos i mbështesë grupet radikale në Irak. Khalilzad tha se "durimi ndaj Sirisë është nga fundi", dhe shtoi se "të gjitha opcionet janë në tryezë".
Ndërkohë në Bagdad, 15 veta janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti bombë në paralagjen Mansour.
Më parë, 6 civilë u vranë dhe dy u plagosën kur një person i armatosur sulmoi një zyrë në Bagdad.
XS
SM
MD
LG