Ndërlidhjet

BRUKSEL


Grupi Ndërkombëtar i krizave ka bërë publik sot në Bruksel një raport të ri lidhur me zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës dhe pjesës veriore të Kosovës. Sipas këtij raporti KFOR-i dhe UNMIK-u nuk e kanë përmbushur mandatin e tyre në Mitrovicë. Në mesin e rekomandimeve për zgjidhjen e këtij problemi thuhet se pa i ngjarë statusit formal të modelit të Bosnjës Hercegovinës serbëve në veri të Kosovës duhet t'u ofrohet një përmbajtje e autonomisë duke përfshirë transferimin e më shumë pushteti për komunat, lirinë e komunave për t'u bashkuar në baza vullnetare dhe koordinimin e roleve përmes njësive serbe në ministritë e Qeverisë së Kosovës. Më tutje në rekomandime thuhet se një komisioner i veçantë duhet të emërohet nga UNMIK-u për Mitrovicën dhe pjesën e veriut që do të mbikqyrë krijimin e fondeve për institucionet publike për një spital rajonal, universitetin dhe një qendër koordinuese në kuadër të Ministrisë së ekonomisë dhe financave. Kjo, sipas raportit, duhet të bëhet për të eleminuar strukturat paralele serbe dhe të realizohet në kuadër të decentralizimit. Ndër rekomandimet e tjera janë dhe dyshtetësia, ajo serbe dhe ajo e Kosovës së pavarur për banorët e veriut, garantimi i postit të zëvendëskryeministrit dhe të hapet një kanal i dytë në RTK që t'i kushtohet serbëve.
Por në paraqitjen e raportit në Bruksel drejtori për Ballkanin pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Nicholas Whyte ka thënë se do të ishte keqinterpretim të thuhet se ky raport sugjeron autonomi për serbët në Kosovë.
XS
SM
MD
LG