Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryetari i Kosovës Ibrahim Rugova ka emëruar Blerim Shalën si koordinator të grupeve punuese për bisedimet eventuale për statusin.
Presidenti Rugova ka bërë të ditur se do t'i prijë proçesit të bisedimeve eventuale për statusin derisa ekipi, po sipas zotit Rugova, do të përbëhet edhe nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dhe udhëheqësit e dy partive më të mëdha të opozitës, Hashim Thaçi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA). Rugova ka kërkuar nga opozita që t’i lerë mënjëanë divergjencat partiake dhe "të na bashkohet në përgatitjet për statusin përfundimtar".
XS
SM
MD
LG