Ndërlidhjet

PRISHTINË /BRUKSEL


Grupi Ndërkombëtar i krizave ka bërë publik sot në Bruksel një raport të ri lidhur me zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës dhe pjesës veriore të Kosovës.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj, duke e komentuar raportin, ka thënë se qëndrimi i Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës është për të mos lejuar asnjë formë të ndarjes apo autonomive të ndryshme brenda territorit, të cilat do të krijonin probleme të reja midis komuniteteve.
Por në paraqitjen e raportit në Bruksel drejtori për Ballkanin pranë Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Nicholas Whyte ka thënë se do të ishte keqinterpretim të thuhet se ky raport sugjeron autonomi për serbët në Kosovë.
XS
SM
MD
LG