Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush ka kërkuar marrjen e plotë të përgjegjësisë nga qeveria për dështimet që lidhen me menaxhimin e krizës në rastin e uraganit Katrina.
"Katrina ka nxjerrë në pah probleme serioze në aftësitë tona për të reaguar në të gjitha nivelet e qeverisë, deri në atë shkallë që qeveria federale nuk bëri punën e saj si duhet dhe unë marrë përgjegjësitë", tha Bush.
Ai ka theksuar se pas uraganit Katrina një numër pyetjesh ngrihen për aftësinë e qeverisë që të përballet me katastrofa natyrore apo sulme terroriste.
XS
SM
MD
LG