Ndërlidhjet

BERLIN


Sekretari amerikan i mbrojtjes Donald Rumsfeld,
ka hedhur poshtë sot raportet se Uashingtoni planifikon të reduktojë trupat në Afganistan.
Në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-së që po mbahet në Berlin, Rumsfeld tha se SHBA do të ruajë praninë e fortë në Afganistan.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer tha se NATO dhe forcat amerikane në Afganistan duhet të forcojnë lidhjet:
"Ato duhet të bashkëpunojnë më ngusht në mënyrë, që të bëjnë aranzhimet e duhura për këtë sinergji të madhe. Me këto parime në mendje dhe më konsensusin se duhet kjo sinergji, ne do bisedojmë pastaj për detajet", tha Scheffer.
Minsitrja franceze mbrojtjes ka thënë se nuk duhet të futen të dyja misionet nën një komandë të vetme.
XS
SM
MD
LG