Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Zyrtarë të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë njoftuan se shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, në fund të kësaj jave shkon në Nju Jork, ku do të zhvillojë takime me të dërguarin e posaçëm të OKB-së për vlerësimin e gjendjes në Kosovë, Kai Eide si dhe diplomatët e vendeve të Grupit të Kontaktit. Neeraj Singh, zëdhënës i UNMIK-ut tha se Jessen-Petersen do të takojë diplomatin Eide, që është në fazën e hartimit të raportit për Kosovën, pjesë te të cilit, do t’i diskutojë edhe me diplomatët e vendeve të Grupit të Kontaktit.
XS
SM
MD
LG