Ndërlidhjet

PRISHTINE


Shefi I UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Bajram Kosumin, për të diskutuar, vec tjerash, edhe cështjen e decentralizmit të pushtetit vendor. Që të dy kanë thënë se dyert për të biseduar rreth kësaj cështjeje vazhdojnë të mbeten të hapura, ndonëse zoti Kosumi ka tërhequr vërrejtjen se plani B I decentralizimit mund të pësojë modifikime, por në bazë nuk mund të ndryshojë në kahjen që do të mundësonte formimin e komunave monoetnike. Nw anwn tjetwr, shefi I UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, ka thënë se delegacioni I emëruar nga presidenti I Kosovës, Ibrahim Rugova, që do ta përfaqësojë Kosovën në bisedimet e mundshme mbi statusin, është një delegacion uniteti. Megjithatë, ai tha se ky delegacion duhet ta përfaqësojë edhe diversitetin, në kuptimin që të përfshihen edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe ata të pakicave kombëtare.
XS
SM
MD
LG