Ndërlidhjet

PRISHTINË


Forcat rezerviste të NATO-s kanë filluar të zbarkojnë në Kosovë për të marrë pjesë në ushtrimet një mujore që do zhvillohen këtu, kanë bërë të ditur zëdhënësit e KFOR-it.
Pjesë e stërvitjes që do zhvillohet nga 20 shtatori deri në 20 tetor do jenë 200 trupa shtesë gjermane. Stërvitja sipas burimeve të KFOR-it ka qenë e planifikuar kohë më parë dhe nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim apo masë shtesë sigurie.
Ndërkaq agjencia e lajmeve AP bën të ditur për një urdhër të brendshëm të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku kërkohet nga ekipi i saj që të mos lëvizë në rajonin e Drenicës në orët e vona.
XS
SM
MD
LG