Ndërlidhjet

KABUL


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhjet e përgjithshme të 18 shtatorit në Afganistan që të mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Craig Jenness, kreu i OSBE-së në Afganistan ka theksuar se këto zgjedhje, të parat në vend prej më shumë se 30 vitesh janë votë për vazhdimësinë e proceseve demokratike dhe të drejtat e njeriut në vend.
Po sot njoftohet se Hava Nuristani, një nga kandidatet për zgjedhjet e ardhshme është plagosur me armë zjarri. Gjashtë kandidatë në këto zgjedhje janë vrarë gjatë kësaj fushate zgjedhore.
XS
SM
MD
LG