Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Presidenti irakian Jalal Talabani, ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë të mbledhur në takimin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork të japin ndihma financiare për të mundësuar rindërtimin e Irakut.
Talabani ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare ta lirojë Irakun nga borxhet e kohës së Sadam Huseinit dhe të dërgojë investime në vend.
Më tej ai ka theksuar se rindërtimi i Irakut është sfida që u bëhet terroristëve.
"Ne kemi nevojë të jashtëzakonshme për përvojën tuaj, investimet tuaja dhe mbështetjen morale në përpjekjet tona për të luftuar terrorizmin", tha presidenti irakian.
Ndërkaq në fjalën e tij presidenti rus Vladimir Putin, theksoi se Këshilli i Sigurimit duhet të punojë më shumë për zgjidhjen e konflikteve rajonale që të mos u lerë hapësira grupeve terroriste për të krijuar trazira në situata të tilla.
Nga ana tjetër në po të njëjtin takim ka folur dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko.
Llukashenko ka akuzuar Shtetet e Bashkuara si shkaktare të paqëndrueshmërisë globale dhe të manipulimit të Kombeve të Bashkuara.
Llukashenko është në qendër të kritikave nga bashkësia ndërkombëtare, përfshi Bashkimin Evropian për shkelje të të drejtave të njeriut dhe e kanë cilësuar Bjellorusinë si diktaturën e fundit në Evropë.
XS
SM
MD
LG