Ndërlidhjet

VJENË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e situatës në Kosovë, Kai Aide sot ka shprehur kënaqësi që është organizuar takimi i parë në Vjenë me zyrtarët e lartë nga Prishtina dhe Beogradi për çështjen e decentralizimit. Gjatë një pauze në takimin ndërmjet delergacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, që kryesohen nga ministrat e pushtetit lokal, përkatësisht Lutfi Haziri dhe Zoran Llonçar, zoti Aide, që e kryeson këtë takim, ka thënë se "fakti se politikanët e Kosovës dhe të Serbisë ulen në një tavolinë dhe bisedojnë për probleme konkrete është zhvillim pozitiv". Ai ka thënë se po bisedohet për një çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, e kjo është "si të shtohet siguria dhe ndërtimi i shoqërisë multietnike". Zoti Aide ka thënë se diskutimet janë konkrete dhe të detajizuara, që sipas tij është gjë e mirë. "Po përparojmë dhe po bisedojmë për detajet dhe kompetencat rreth procesit të decentralizimit", është shprehur diplomati Aide. Ai ka vlerësuar se "kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme dhe rezultatet nuk duhet të priten vetëm nga një takim". Zoti Aide nuk pranoj të paraqesë detaje të raportit të tij për Kosovën, por ka paralajmëruar se nesër udhëton për në Nju Jork, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan dhe me Grupin e Kontaktit. Zoti Aide, sot në Vjenë, gjatë një pushimi në bisedimet ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, tha se "si Prishtina, ashtu edhe Beogradi dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ballafaqohen me sfida të rëndësishme dhe se duhet ti zgjidhin".
XS
SM
MD
LG