Zijadin Gashi, Prishtinë
Delegacioni i Prishtinës për bisedime në lidhje me statusin e Kosovës duhet të respektojë dhe diversitetin apo përfaqësimin e gjerë, duke u dhënë qasje në bisedime dhe përfaqësuesve të pakicave dhe shoqërisë civile, thonë zyrtarë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara. Përderisa presidenti i Kosovës, tashmë ka caktuar ekipin pesë anëtarësh që do të merret me procesin përfundimtar të negociatave, në përbërje me presidentin Ibrahim Rugova, kryetarin e Kuvendit Nexhat Daci, kryeministrin Bajram Kosumi, si dhe dy kryetarët e partive më të mëdha opozitare, Hashim Thaçi e Veton Surroi, në administratën e UNMIK-ut, thuhet se në këtë delegacion duhet të dëgjohen dhe pikëpamjet e pakicave dhe shoqërisë civile.
Shefja e Divizionit për Informim Publik në administratën e UNMIK-ut, Hua Jiang, thotë se për momentin dihet që delegacionit të Prishtinës do t’i prijë presidenti Rugova dhe në të do të përfshihen emrat të cilët Rugova i ka potencuar. Por, njëkohësisht duhet të gjenden mundësitë që delegacioni të dëgjojë edhe zërin e të tjerëve, thotë ajo:
“Në këtë fazë është shumë herët të thuhet se cilët emra saktësisht do të jenë, por minoritetet dhe shoqëria civile do të përfaqësohen aty, apo zëri i tyre të dëgjohet”, thekson Hua Jiang.
Në anën tjetër, përfaqësuesit e komunitetit më të madh nga pakicat, ata të serbëve të Kosovës, thonë se deklarata e Rugovës, i ka sjellë ata para aktit të kryer, duke i lënë anash, që sipas liderit të Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, Oliver Ivanoviq, serbët tani mund të zgjedhin të jenë pjesë e delegacionit të Beogradit apo palë e tretë në bisedime:
“Me gjasë opsioni përfundimtar është që serbët e Kosovës, si ata që përfaqësohen në institucione ashtu edhe ata që nuk janë pjesë e institucioneve, të jenë delegacioni i tretë në bisedime, krahas delegacionit të Prishtinës dhe atij të Beogradit”, thekson Ivanoviq.
Në anën tjetër, në kabinetin e kryeministrit Bajram Kosumi, këshilltari i tij Avni Arifi thotë se do të gjendet forma e përfaqësimit të komuniteteve në delegacionin e Prishtinës:
“Megjithëse nuk është definuar ende, në një formë apo tjetrën, gjithsesi që do të gjendet forma dhe partitë politike nga grupet minoritare do të kyçen në proceset që na presin”, thotë Arifi.
Deri në procesin e bisedimeve në nivelin politik, Rugova ka emëruar dhe botuesin Blerim Shala koordinator të grupeve të ekspertëve për të përgatitur platformën për bisedime. Kjo platformë bashkë me ekipin negociator duhet të kalojnë në Forumin politik apo Kuvendin e Kosovës për miratim dhe konsensus të përgjithshëm, para se të jetë platformë zyrtare e Kosovës për bisedimet për statusin përfundimtar.