Ndërlidhjet

HAZIRI: TAKIMI I VJENËS KALOI NË FRYMËN E TOLERANCËS


RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haziri, cilat ishin rezultatet e takimit të sotëm në Vjenë?

LUTFI HAZIRI
Ishte takimi i parë në nivel ministror mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë për të diskutuar çështje që kanë qenë pjesë e rekomandimeve të zotit Eide. Në përgjithësi takimi ka kaluar në atmosferë pozitive, kemi diskutuar çështje me interes të dyanshëm dhe vazhdojmë më tutje për të koordinuar aktivitetet që mund të identifikohen si pjesë punës së përbashkët në interes të qytetarëve.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haziri a do ndryshojë diçka në planin e Qeverisë së Kosovës për decentralizimin pas këtij takimi?

LUTFI HAZIRI
Nuk ka qenë takim i dizajnuar për të ndryshuar kurrfarë plani. Ka qenë për të identifikuar angazhimet e përbashkëta dhe për të treguar vullnet të mirë politik për zgjidhjen e problemeve. Procesi i reformave të pushtetit lokal është diskutuar në kuptim substancional, si proces i nevojshëm për të përfshirë interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Haziri a do ketë takim pasues dhe a ka pasur ndonjë kërkesë nga pala serbe për Qeverinë e Kosovës?

LUTFI HAZIRI
Po, takimi pasues do jetë mes ministrave të kulturës së Kosovës dhe Serbisë. Ne nga ana jonë do jemi të angazhuar për të identifikuar dhe realizuar nevojat e domosdoshme të qytetarëve.

RADIO EVROPA E LIRË
Cili ishte mendimi i zotit Eide për takimin, a i arriti synimet për të cilat ai dhe e kërkoi takimin në fjalë?

LUTFI HAZIRI
Po, besoj se po. Takimi ka qenë i rekomanduar nga zoti Eide dhe shpresoj se ka sjellë rezultatin e pritur, që ka të bëjë më mënyrën e dialogimit.
Atmosfera e tolerancës që ka ekzistuar mes nesh ka bërë të vetën që impresioni dhe arritjet nga ky takim të jenë pozitive.

Intervistoi: Ilirjana Bajo
XS
SM
MD
LG