Ndërlidhjet

VJENË


Sot në Vjenë u mbajtë takimi i delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, që udhëhiqeshin nga ministrat e pushtetit lokal përkatësisht Lutfi Haziri dhe Zoran Llonçar. Është thënë se ishte biseduar për çështjen e decentralizimit në Kosovë. Pas takimit, zoti Haziri i tha programit tonë se "ky nuk ka qenë takim i planifikuar për të ndryshuar planin" për decentralizim. Ai më tutje tha se "procesi i reformave të pushtetit lokal është diskutuar në kuptim substancial, si proces i nevojshëm për ti përfshirë interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë". Ministri i pushtetit lokal i Serbisë, Zoran Llonçar tha se të dy palët i kanë shprehur qëndrimet e veta. Duke folur për çështjen e decentralizimit ai tha:
- Nga ana jonë është propozuar që të punohet në një dokument të përbashkët në të cilin do të përfshiheshin elementet të cilat në letrën e tyre dërguar zotit Petersen i kanë paraqitur serbët e Kosovës, e që në tërësi mbështeten në planin Serbisë për gjetjen e zgjidhjes për Kosovën.
Këtë takim në Vjenë e kryesoi i dërguari i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e situatës në Kosovë, Kai Aide. Ai ka shprehur kënaqësi që është organizuar takimi i parë në Vjenë me zyrtarët e lartë nga Prishtina dhe Beogradi për çështjen e decentralizimit. Gjatë një pauze në takimin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, zoti Aide ka thënë se "fakti se politikanët e Kosovës dhe të Serbisë ulen në një tavolinë dhe bisedojnë për probleme konkrete është zhvillim pozitiv". Ai ka thënë se ishte biseduar për një çështje shumë të rëndësishme për Kosovën, e kjo është "si të shtohet siguria dhe ndërtimi i shoqërisë multietnike". Zoti Aide ka thënë se diskutimet ishin konkrete dhe të detajizuara, që sipas tij është gjë e mirë. "U bisedua për detajet dhe kompetencat rreth procesit të decentralizimit", është shprehur diplomati Aide. Ai ka vlerësuar se "kemi të bëjmë me çështje të rëndësishme dhe rezultatet nuk duhet të priten vetëm nga një takim".
XS
SM
MD
LG