Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Në Nju Jork vazhdoi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, që sivjet përkoi me shënimin e 60 vjetorit të themelimit të Organizatës Botërore. Mbrëmë vonë në Asamblenë e Përgjithshme foli edhe presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu. Ai tha se Shqipëria dënon me forcë çdo lloj forme të terorizmit.
- Terrorizmi përbën një kërcënim real për komunitetin ndërkombëtar. Ai nuk njeh kufijë. Përgjigjja ndaj tij duhet të jetë e përbashkët dhe në të gjitha mënyrat, tha presidenti Moisiu.
Ai mëtutje tha se "Shqipëria mbështet bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar terrorizmin".
XS
SM
MD
LG