Ndërlidhjet

GJENEVË


Trafikimi i njerëzve në Evropën Juglindore ka arritur përmasa alarmuese, thuhet në një raport të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim. Sipas këtij raporti, që u publikua sot, vetëm në Evropë më se 200 mijë njerëz kaluan nëpër duart e trafikantëve në periudhën prej vitit 2000 e deri në vitin 2004. Viktimat e trafikimit të njerëzve shpeshherë shfrytëzoheshin seksualisht dhe detyroheshin të punonin kundër dëshirës së tyre. Afro 89% e viktimave të trafikimit, që ishin ndihmuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim, ishin nga Shqipëria, Rumania, Moldavia, Bullgaria dhe nga Kosova. Në raport poashtu theksohet se është shtuar edhe numri i viktimave nga Kroacia, Bosnjë Hercvegovina, Maqedonia dhe nga unioni Serbi–Mali i Zi.
XS
SM
MD
LG