Ndërlidhjet

logo-print

DUBAI


Autoriteti më i lartë fetar në Arabinë Saudite sot ka folur kundër atyre që kërkojnë të shkaktojnë luftë civile në Irak.
Myftiu i Madh, Sheikh Abdelaziz al-Sheikh, i bëri këto prononcime duke iu referuar përpjekjeve të Abu Musab al-Zarqawit për të nxitur luftë sektare në Irak.
Komentet pasuan deklaratën e Zarqawit për luftë të përgjithshme kundër popullsisë shumice shiite.
Ndërkohë nga Bagdadi njoftohet se kryengritësit mbrëmë e kanë qëlluar për vdekje Faris Nasir Hussein, anëtar i Parlamentit nga Unioni Patriotik i Kurdistanit. Njoftohet se një deputet tjetër është plagosur.
XS
SM
MD
LG