Ndërlidhjet

BERLIN


Disa dhjetëra milionë gjermanë kanë votuar sot në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, të cilat u mbajtën një vit para afatit pas kërkesës së kancelarit Schroeder.
Ekonomia gjermane dhe reformat kanë qenë në qendër të këtyre zgjedhjeve. Kreu i Kristian Demokratëve, që ka qenë deri tani në opozitë, Angela Merkel ka theksuar gjatë gjithë fushatës se Gjermania ka nevojë për ndryshim në udhëheqje.
Anketimet e opinionit pas mbylljes së kutive të votimit i japin fitoren Kristian Demokratëve të Merkelit, po një fitore tepër të ngushtë që ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me koalicionet e mundshme qeverisëse.
"Zonja dhe zotërinj, ne kemi vendosur se koalicioni mes të kuqëve dhe të gjelbërve të mos jetë më në pushtet dhe ky është një lajm i mirë", tha Merkel.
Por dhe kancelari Schroeder ka vlerësuar pozitivisht rezultatin.
XS
SM
MD
LG