Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti Hamid Karzai ka uruar popullin afgan për kurajon e treguar dhe pjesëmarrjen në votime, pavarësisht kërcënimeve të shtuara në prag të zgjedhjeve.
Karzai falenderoi forcat afgane të sigurisë dhe organizmat ndërkombëtare që ndihmuan në mbarëvajtjen e zgjedhjeve, të parat për Afgansitanin në më shumë se 35 vjet.
Zyrtarët besojnë se pjesëmarrja ka qenë tepër e lartë.
Gjatë 24 orëve të fundit njoftohet për 15 të vdekur si rezultat i incidenteve, por sipas Karzait nuk ka pasur sulme të mëdha.
Një arritje e rëndësishme ka qenë pjesëmarrja e madhe e votueseve gra.
XS
SM
MD
LG