Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Parlamenti i Irakut ka miratuar projekt kushtetutën e re të vendit dhe ajo i është dërguar Kombeve të Bashkuara. Organizata botërore do të shtypë 5 milionë kopje të dokumentit në fjalë për t'iua shpërndarë irakianëve përpara mbajtjes së referendumit të 15 tetorit.
Në të tjera zhvillime autoriteti më i lartë fetar në Arabinë Saudite, Myftiu Sheik Abdelaziz al-Sheik ka folur kundër atyre që kërkojnë të nxisin luftë civile në Irak.
Komentet në fjalë erdhën pas vrasjes një parlamentari kurd në veri të Bagdadit.
Në Kirkuk u vranë katër ushtarë irakianë dhe u plagosën tre të tjerë.
XS
SM
MD
LG