Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore do diskutojë të hënën qëndrimin e Iranit për të vazhduar programet bërthamore që do t'i lejojnë Teheranit prodhimin e karburantit bërthamor.
Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania do kërkojnë nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara që ta dërgojnë çështjen e Iranit para Këshillit të Sigurimit.
Kjo kërkesë vjen pas fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të presidentit iranian Mahmud Ahmedinexhad, i cili ka kritikuar vendet perëndimore për qëndrimin ndaj Iranit dhe ka theksuar vazhdimin e programeve bërthamore.
Sekretari i Jashtëm britanik Jack Straw tha se "fjalimi i presidentit Ahmadinejad ishte dëshpërues dhe i padobishëm".
XS
SM
MD
LG