Ndërlidhjet

PRISHTINË


Qytetarë serbë kanë protestuar sot në Graçanicë në shenjë kundërshtimi me arrestimin e djeshëm të katër serbëve nga forcat ndërkombetare të rendit. Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Refki Morina, ka thënë se protesta është zhvilluar në mënyrë të qetë.
Zoti Morina bëri të ditur gjithashtu se për shkak të kësaj proteste, magjistralja Prishtinë – Gjilan, e cila kalon përmes Graçanicës, tash për tash do të jetë e mbyllur. Arrestimet kanë pasuar aktpadinë e ngritur nga një prokurore ndërkombëtare në Kosovë, në dyshimin për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit.
XS
SM
MD
LG