Ndërlidhjet

PRISHTINË


Zyra e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka njoftuar sot nëpërmjet një komunikate se zoti Rugova do ta vazhdojë mjekimin në rezidencën e tij në Velani
të Prishtinës, nën mbikqyrjen e mjekëve amerikanë dhe kosovarë. Kjo komunikatë pason shkrimet në disa media vendore për mundësinë që presidenti i Kosovës të vazhdojë mjekimin në Shtetet e Bashkuara. Në komunikatë thuhet se tash për tash nuk bëhet fjalë për plane të tjera dhe se presidenti Rugova do të vazhdojë t’i ushtrojë detyrat e veta thelbësore si president, ashtu sic ka deklaruar vetë publikisht javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG