Ndërlidhjet

PEKIN


Koreja e Veriut ka rënë dakord që të heqë dorë nga programet e saj bërthamore dhe do t'i kthehet marrëveshjeve ndërkombëtare në këtë fushë.
Angazhimi i Koresë së Veriut është bërë publik në një deklaratë të përbashkët në përfundim të takimit të rradhës mes gjashtë vendeve, Koresë së Veriut, asaj të Jugut, Shteteve të Bashkuara, Kinës, Japonisë dhe Rusisë.
Deklarata bën të ditur se në shkëmbim të heqjes dorë nga programet bërthamore Koresë së Veriut do t'i jepen ndihma në fushën e energjisë nga vendet e tjera pjesëmarrëse në bisedime. Njëherësh të gjitha palët kanë rënë dakord në arritjen e një marrëveshje për paqe përfundimtare dhe stabilitet të Koresë së Veriut.
Kreu i delegacionit amerikan Chris Hill, e ka cilësuar këtë fund të bisedimeve si një situatë nga e cila kanë fituar të gjithë.
"Është një vendim i madh për Korenë e Veriut, por padyshim është vendim i drejtë. Siguria dhe përparimi i Koresë së Veriut nuk varet nga armët bërthamore, por nga marrëdhëniet me të tjerët. Ndaj mendoj se ky është një moment shumë i rëndësishëm në historinë e tyre", tha Hill.
XS
SM
MD
LG