Ndërlidhjet

VJENË


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore Mohamed El Baradei, ka kërkuar nga Irani që "të bëjë gjithçka" për të ndriçuar të vërtetën mbi programet bërthamore, të cilat prej vitesh kanë qenë sekret.
Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Gjermanisë e Francës po diskutojnë mundësinë e dërgimit të çështjes së programeve bërthamore të Iranit para Këshillit të Sigurimit.
Zyrtarët perëndimorë kanë shprehur zhgënjimin e tyre pas fjalimit të presidentit iranian në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se Irani nuk do heqë dorë nga programet në fjalë.
XS
SM
MD
LG