Ndërlidhjet

TOKIO


Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë hedhur poshtë kërkesën e Koresë së Veriut që t'i jepen reaktorë bërthamorë para ndërprerjes së programit të armëve bërthamore dhe kanë kërkuar që Penjani t'i mbajë premtimet.
"Palët kanë rënë dakord që të bisedojnë rreth reaktorëve për prodhimin e energjisë në një kohë të përshtatshme. Ajo që duam të theksojmë është se me kohë të përshtashme kuptohet koha kur Koreja e Veriut të jetë kthyer në Marrëveshjen për mos shumimin e armëve bërthamore dhe të veprojë nën mbikqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore", tha thënë Adam Ereli zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Ndërkaq Pekini zyrtar ka kërkuar nga të gjashta vendet pjesëmarrëse në bisedime të respektojnë marrëveshjen e arritur.
XS
SM
MD
LG