Ndërlidhjet

BASRA


Qeveria britanike ka pranuar se është përdorur forcë për lirimin e dy ushtarëve britanikë të arrestuar nga policët lokalë në Basra. Ministria e Brendshme irakiane urdhëroi lirmin e tyre, por ky qëndrim nuk u morr parasysh nga policia në qytetin jugor të Irakut.
Burimet britanike thanë se u përdor forca për lirmin e tyre, pasi kishte informacione të sigurta se do t'iu dorëzoheshin grupeve parushtarake në qytet, çfarë rrezikonte jetën e ushtarëve.
Ndërkaq në qytetin e Mosulit një sulm vetvrasës është drejtuar kundër një autokolone diplomatike amerikane, ku për pasojë katër punonjës të sigurisë humbën jetën.
XS
SM
MD
LG