Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Policia në Kosovë ka ofruar çmimin prej 2500 eurosh për informata lidhur me vrasjen e dy serbëve gjatë muajit të kaluar. Shefi i policisë ndërkombëtare, Kai Vittrup tha se "shpreson se kjo mundësi do ti nxisë njerëzit" për të paraqitur informacione. Ai mëtutje u shpreh se me këtë masë "synohet përshpejtimi i hetimeve" lidhur me këtë rast. Policia ka thënë se ende nuk janë të qarta motivet e këtij incidenti, përderisa 25 hetues po vazhdojnë të punojnë në këtë rast.
XS
SM
MD
LG