Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Partia Socialiste në opozitë në Shqipëri, kërkon hetime lidhur me çështjen se si mijëra qytetarë të jashtëm, përfshirë këtu edhe disa të dyshuar se janë ndihmës të Osama Bin Ladenit, kanë marrë shtetësi shqiptare. "Partia jonë do të kërkoj nga Presidenti Moisiu që ta filloj një hetim se si prej vitit 1992 shtetësia shqiptatre u është dhënë afro 12 mijë personave, përfshirë këtu shqiptarë nga Kosova, por poashtu edhe arabë", ka thënë Erjon Braçe, nga Partia Socialiste. Kjo çështje u shtrua pasi dje autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë bllokuar llogaritë bankare ose fondet e tjera që i takojnë personit Abdul Latif Saleh, që ka shtetësi jordaneze dhe shqiptare e që dyshohet se ka punuar me Osama Bin Ladenin.
XS
SM
MD
LG