Ndërlidhjet

VATIKAN/ZAGREB/LONDËR


Zëdhënësi i Vatikanit, Joaquin Navarro-Valls ka hedhur poshtë akuzat e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte se i akuzuari për krime të Luftës, Ante Gotovina po strehohet nga Kisha Katolike. Zoti Navarro ka thënë se zonja Ponte nuk ka dhënë kurrfarë provash se zoti Gotovina po fshihet në objektet e Kishës. Këto komente u bënë pasi e përditshmja londineze, Dejli Telegraf e citoi zonjën Del Ponte se ka thënë që Ante Gotovina po strehohet në një manastir në Kroaci dhe se Vatikani i ka injoruar ftesat për ta paraqitur atë.
XS
SM
MD
LG