Ndërlidhjet

logo-print

VJENË/JERUSALEM


Sot në Vjenë, në moshën 96 vjeçare vdiq Simon Wiesenthal, kërkues i nazistëve dhe i mbijetuar i Holokaustit. Pas Luftës së Dytë Botërore, zoti Wiesenthal ka ndihmuar në gjetjen e shumë kriminelëve nazistë të luftës. Dekadat e fundit të jetës së tij ai ishte angazhuar fuqishëm në luftimin e anti-semitizmit dhe paragjykimeve ndaj popujve.
Liderët hebrenjë në Vienë kanë thënë se varrimi i Simon Wiesenthalit do të bëhet në Izrael këtë të premte. Lidhur me vdekjen e tij, sot në Jerusalem foli zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Izraelit, Mark Regev:
-Vdekja e Simon Wiesenthalit na pikëlloi të gjithëve. Ai ishte kampion në luftën për ti sjellë para drejtësisë kriminelët më të mëdhenjë të shekullit të 20, që i kishin ikur drejtësisë. Për këto përpjekje ai ishte i respektuar dhe i njohur nga Izraeli, nga populli hebre dhe mendoj nga secili që mbështet luftën kundër racizmit dhe padrejtësisë.
XS
SM
MD
LG