Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryetari i Komisionit Evropian tha se nuk pret që Bashkimi Evropian të ketë kushtetutën e vet brenda 2 apo 3 vitesh.
Jose Manuel Barroso tha se mungesa e kushtetutës nuk don të thotë se në Evropë ka "paralizë". Ai tha se Komisioni Evropian do të vazhdojë me hapat për modernizimin e ekonomisë së rajonit.
Ndërkohë, diplomatët e BE-së thanë se kanë arritur marrëveshje parimore për të qartësuar rrugën e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në unionin.
Raportet nga Brukseli thonë se ambasadorët sot pritet formalisht ta miratojnë deklaratën, e cila në një pjesë ka të bëjë me njohjen zyrtare të qeverisë greko-qipriote nga ana e Turqisë.
XS
SM
MD
LG