Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në Kosovë sot e ka filluar vizitën dyditëshe shefja e Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovën, Sandra Rashkoviq-Iviq.
Vizita e saj e paralajmëruar në Prishtinë, ka nxitur protesta të organizuara nga lëvizja Vetëvendosja.
Organizimi i protestave për afër 3 orë para selisë së administratës së KB në Prishtinë, ka bërë që takimi saj me zëvendësshefin e UNMIK-ut Larry Rossin të mbahet jashtë selisë së UNMIK-ut.
Gjatë vizitës, Rashkoviq-Iviq ka thënë se është e sigurtë që Kosova do të mbetet pjesë e unionit Serbis-Mali i Zi.
Po sot, në Kosovë qëndron edhe biznesmeni i njohur serb Bogoljub Kariq, i cili ka zhvilluar një takim me ministrin për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Sllavisha Petkoviq.
XS
SM
MD
LG