Ndërlidhjet

VJENË


Bashkimi Evropian e ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Iranit, duke thënë se është "thellë i shqetësuar" për përcaktimin e Teheranit që ta çojë përpara programin bërthamor, i cili mund të prodhojë bombë bërthamore.
Deklarata në emër të 25 vendeve anëtare të BE-së, u lexua nga ambasadori britanik Peter Jenkins, gjatë një takimi të mbyllur të bordit të guvernatorëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji bërthamore.
Bordi e diskuton projekt rezolutën e Bashkimit Evropian, e cila çështjen e Iranit mund ta nxjerrë në Këshillin e Sigurimit për sanksione të mundshme ndaj Teheranit.
XS
SM
MD
LG