Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Decentralizimi i pushtetit qendror në Kosovë, sot zyrtarisht do të fillojë me një seancë inauguruese, në të cilën do të konstituohet Kuvendi i Përkohshëm omunal i Hanit të Elezit.
Fillimin zyrtar të këtij procesi do ta shënojë ministri për Pushtetin Lokal Lutfi Haziri, i cili është edhe bartës i decentralizimit.
Hani i Elezit është një nga 5 komunat e reja në krijim, që për një periudhë të caktuar do t'i nënshtrohen testimit për përgjegjësitë shtesë që do t'i marrin.
Dy nga komunat e reja në krijim janë të banuara me shumicë serbe, por tash për tash ato mbeten vetëm si zona të propozuara për decentralizim, për shkak të kundërshtimeve të përfaqësuesve serbë ndaj planit të qeverisë për reformimin e pushtetit lokal.
XS
SM
MD
LG